OSHP-ja kthen në rivlerësim tenderin për shtëpinë e kulturës në Obiliq

Prishtinë | 14 Dhj 2016 | 10:41 | Nga

Gjykata e Tenderëve e ka kthyer në rivlerësim tenderin për ndërtimin e shtëpisë së kulturës në Obiliq. Sipas vendimit të kësaj gjykate, i kërkohet autoritetit kontraktues, që është Komuna e Obiliqit, që të anulojë vendimin për dhënie të kontratës operatorit ekonomik të rekomanduar.

Në arsyetimin e këtij vendimi të OShP-së konstatohet se autoriteti kontraktues me rastin e zhvillimit të aktivitetit të prokurimit “Ndërtimi i shtëpisë së kulturës” nuk i ka respektuar dispozitat e Ligjit të prokurimit publik (LPP), shkruan sot “Koha Ditore”.

“Autoritetit kontraktues më datë 19.08.2016 ka bërë njoftimin për kontratë, duke aplikuar procedurë të hapur të prokurimit, kontratë për punë me vlerë të madhe. Afati për ofertim ka qenë nga 05.09.2016 ku të njëjtën ditë është bërë hapja e ofertave, kriter ka qenë tenderi i përgjegjshëm çmimi më i ulët”, thuhet në arsyetimin e OShP-së.

Sipas të njëjtit, në këtë aktivitet të prokurimit kishin ofertuar 15 operatorë ekonomikë (OE). Komisioni vlerësues pas vlerësimit të ofertave kishte rekomanduar për kontratë OE “Ledi”. Autoriteti kontraktues (AK) më 20.09.2016 kishte bërë njoftimin për dhënie të kontratës. Me këtë nuk ishte pajtuar OE “Enggroup & Aping”, i cili kishte deponuar ankesë në OShP kundër Komunës së Obiliqit. OE-ja në ankesën drejtuar OShP-së pretendonte se AK-ja me rastin e vlerësimit kishte bërë shkelje.

Në fillim ankesa i ishte refuzuar si e pabazuar, por “Enggroup & Aping” nuk kishte hequr dorë dhe përmes parashtresës kishte njoftuar panelin shqyrtues se nuk pajtohej me konstatimet e ekspertit shqyrtues.

“Te stafi është kërkuar 20 punëtorë mesatarja tre vjetët e fundit, dëshmi ka qenë lista e pagave. Ne jozyrtarisht kemi marrë vesh se nuk ka 20 punëtorë, por mesatarja 10 punëtorë. OShP-ja dhe AK-ja kanë të drejtë zyrtarisht të marrin këtë informatë. Për këta 10 punëtorë kompania nuk ka pasur taksa fare”, ka thënë përfaqësuesi i “Enggroup & Aping” nëpërmjet këtij vendimi të OShP-së.

Po ai pretendonte se operatori ekonomik i rekomanduar nuk i plotësonte kriteret e personalit sa u përket kualifikimeve. Përfaqësuesi i “Enggroup & Aping”, po ashtu thoshte se operatori ekonomik i rekomanduar nuk e kishte plotësuar kërkesën për qarkullim dhe se kishte ofruar vetëm .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme