Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) ka obliguar Telekomin e Kosovës që të vazhdojë procedurat për tenderin e anuluar për “Furnizim me set Top Box (lloj resiveri) dhe VDSL modema, (modemë për internet dhe televizion kabllor me shpejtësi shumë te madhe)”.
Kjo për arsye se ka pranuar si të bazuar ankesën e operatorit ekonomik “Ekoinvest” nga Prishtina, në të cilën thuhet se janë shkelur tri nene të Ligjit të prokurimit publik, 22, 54 dhe neni 62.
Këto nene kanë të bëjnë me inicimin e aktivitetit të prokurimit, njoftimin e kandidatëve dhe tenderuesve të eliminuar dhe me përfundimin e aktivitetit të prokurimit.
Në këtë vendim thuhet se paneli shqyrtues i OShP-së, pas shqyrtimit dhe analizimit të shkresave të lëndës, ka konstatuar se Autoriteti Kontraktues nuk ka respektuar në tërësi nenin 62 të Ligjit të prokurimit publik./KD/