Nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani, Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, për herë të 16-të, ka organizuar manifestimin tradicional informativo-kulturor me moton “Zbulimi i hershëm – Mbijetesë”, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast u kërkua që të shtohet kujdesi dhe të bëhen më shumë kontrolle. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se kontrolli i hershëm është parandalim dhe mundje e kancerit të gjirit.
Osmani tha se këtë vit kanë ndihmuar 100 paruke, teksa tha se për vitin e ardhshëm secila e prekur do të ketë një mbështetje të tillë.
“Zyra e Presidentes ka ndihmuar 100 gra të prekura me sëmundjen e kancerit të gjirit. Duke e kuptuar nevojën e madhe, nga viti i ardhshëm do t’i ndihmojmë të gjitha gratë e prekura nga kanceri i gjirit”.
“Jam e bindur se duke i bashkuar forcën e duke e ngritur zërin tonë për kontrolle të hershëm, do ta mbrojmë jetën. Sot u ftoj që ta shtojmë kujdesin për vetën, ta mbështesim njëra tjetrën. Ju lutem që ta gjeni kohën e duhur që ta vizitoni mjekun tuaj, sepse askush nuk na mbron më shumë sesa vetja”, tha tutje Osmani teksa kërkoi që muaji rozë të për 12 muaj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, premtoi më shumë buxhet për shëndetësinë në vitin e ardhshëm. Ai përmendi edhe ndarjet e milionave për barnat esenciale.
“Tetori nënkupton ndërgjegjësimin e sëmundjes së kancerit të gjirit, dhe ndihmon kujdesin për këtë sëmundje. Tetori iu dedikohet luftimin e jetës së gjatë dhe atyre grave që kujdesën për gratë tjera. Njohim gra që inkurajojnë vetë gratë, duke stimuluar për të bërë më shumë kontrolle”, tha Kurti.
“Fatkeqësish nuk ka një formë të parandalimit por ka të shërimit. Kjo na obligon që të mermi të gjithë si shoqëri e institucione. Si qeveri kemi arritur të sigurojmë buxhet për barnat esenciale. Kemi ndarë 4. Ë milionë euro buxhet shtesë për barna esenciale. Në buxhetin e vitit të ardhshëm do të ketë më shumë buxhet në diagnostikë dhe në parandalimin e sëmundjes së kancerit”, tha tutje Kurti.
Arben Bislimi drejtor i Onkologëve të Kosovës, inkurajoi gratë që t’i bëjnë sa më shumë kontroll në mënyrë të parandalohet kjo sëmundje.
“Shoqata e onkologëve dhe Qendra ‘Jeta Vita’ vazhduan rrugëtimin edhe gjatë këtij tetori, u takuam me studentë anë mbanë vendit. Synim ishte ndërgjegjësimi për sëmundjen e kancerit të gjirit. Çdo ditë jemi në shërbim të pacientëve dhe çdo muaj është muaji rozë. Një në tetë gra mund të preket nga kanceri i gjirit, dhe sëmundja nuk njeh komb e racë, por iu inkurajojmë gratë që mos të neglizhojnë këtë sëmundje”, tha ai.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, Nafie Latifi, tha se vazhdimisht kanë bërë thirrje te institucionet për të siguruar mbështetje, raporton EO.
“Qendra jonë është themeluar në vitin 2006, kur kjo temë ishte tabu. Me fushata mediale, me takime të ndryshme menduam që sëmundja mund të zbulohet hershëm. Kërkesat për më shumë diagnostifikim nëpër qendra tjera tashmë janë bërë realitet”.
“Premtimin e presidentes për pakon onkologjike për secilin pacient është i mirëpritur, në mënyrë që mos të presim më donacione. Për të gjitha këto vite nuk jemi ndalur tek institucionet për gjendjen e këtyre pacientëve, por edhe të atyre që mbijetojnë”, tha ajo.