Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka organizuar Takimin e Dytë Vjetor të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, në cilësinë e njërës nga anëtaret themeluese dhe me të drejta të barabarta të këtij forumi profesional ndërkombëtar të drejtësisë kushtetuese, raporton Ekonomia Online.
Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, i themeluar më 27 tetor të vitit 2023, bashkon Gjykatat Kushtetuese të Kosovës, Shqipërisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe Turqisë, rreth vlerave të përbashkëta të demokracisë, sundimit të së drejtës dhe mbrojtjes të së drejtave të njeriut.
Ky forum profesional është themeluar me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet gjykatave kushtetuese të rajonit dhe për të shërbyer si platformë diskutimi dhe shkëmbim përvojash mbi drejtësinë kushtetuese.
Presidentja Vjosa Osmani, tha se askush nuk është mbi Kushtetutën. E para e shtetit shtoi se Kosova mbete e angazhuar ndaj primeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut të cilat janë mishëruar si vlerat themelore kushtetues.
Osmani ka theksuar se gjatë mandatit të saj është udhëhequr çdo ditë nga kjo detyrë e shenjtë në ushtrimin e të gjitha kompetencave.
“Kosova mbete e angazhuar ndaj primeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut të cilat janë mishëruar si vlerat themelore të rendit tonë kushtetues dhe janë vendosur në vetë-themelet e shtetit tonë”.
“Kushtetuta jonë është tejet unike ndër të tjera edhe për faktin se i mvesh president të vendit një detyrë tejet të rëndësishme e substanciale, detyrën për të garantuara funksion kushtetues të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është ndër detyra kryesore të këtij institucione dhe gjatë këtyre viteve të mandatit jam udhëhequr çdo ditë nga kjo detyrë e shenjtë gjatë ushtrimit të të gjitha kompetencave”, ka thënë ajo.
Gresa Caka – Nimani, kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, ka falënderuar Gjykata Kushtetues të Ballkani për përkrahjen e vazhdueshme që po e japin që Kosova qw vitin e ardhshëm të bëhet anëtare e barabartë e Asociacionit frankofon të Gjykatave Kushtetuese dhe Konferencës Evropiane të Gjykatave Kushtetuese.
Ajo ka thënë se është qenësore që të ketë bashkëpunim ndërmjet gjykatave në mënyrë që t’i përballojnë sfidat me të cilat po përballet rajoni.
Sipas saj, se pasojat që mund të pësojnë demokracitë në mungesë të një kontrolli kushtetues janë tejet gjithëpërfshirëse.
“Gjykata Kushtetuese e Kosovës vitin që vjen të bëhet anëtare e barabartë e asociacionit frankofon të Gjykatave Kushtetues dhe Konferencës Evropiane të Gjykatave Kushtetuese, kjo është esencial edhe për Gjykatën tonë, por edhe për vete misionet e të lartcekura sepse sot kur vlerat themelore të demokracisë mund të jenë nënshtruar, ndër tjerat si pasoj e polarizimeve të sanksioneve e politike e ideologjike, trendëve në rritje të lëvizjeve populiste e pabarazisë së shtuar ekonomik dhe rreziqeve pasuese për të drejta dhe lirit themelore, solidariteti dhe bashkëpunim i shtuar i Gjykatave Kushtetues është më i rëndësishëm se kurrë. Pasojat që mund të pësojnë demokracitë në mungesë të një kontrolli kushtetues janë tejet gjithëpërfshirëse”, ka thënë ajo.
Holta Zaçaj, kryetare e Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane dhe kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, tha se duke marr parasysh që Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane, ky forum shërben si një mundësi për të evidentuar përkushtimin e saj ndaj demokracisë kushtetuese, respektimit të ligjit dhe të drejtave të individi.
“Do të doja të sillja në vëmendje rolin e pazëvendësueshëm të Gjykatave Kushtetuese në mbrojtjen e demokracisë, në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në synimin e ligjit në një shoqëri të shteti të së drejtës. Ballkani është në zemër të Evropës dhe ne ndajmë përgjegjësi për të kontribuar për një Evropë paqësor, më të bashkuara, më të fortë dhe më të drejtë”.
“…duke shfrytëzuar këtë rast të veçantë të mikpritjes nga Gjykata Kushtetues e Kosovës dua që të sjell në vëmendje se aplikimi i saj për anëtarësim në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane është aktualisht në proces dhe se ky forum shërbejnë si një mundësi për të evidentuar përkushtimin e Kosovës ndaj demokracisë kushtetuese, respektimit të ligjit dhe të drejtave të individit”, ka thënë ajo.
Pavlina Panova, kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Bullgarisë dhe kryesuese e Sekretarisë së Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, tha se duhet përpjekje më e madhe që drejtësia të vihet në mënyrë të paanshme.
“Kështu si mblidhemi nuk jemi vetëm përfaqësues të gjykatave specifike të nocioneve përkatës jemi dhe rojtar të parimeve që shërbejnë si bazamenti i demokracive dhe sundimit të ligjit. Shtyllat e civilizimit modern. Puna jonë siguron që të drejta fondamentale të njeriut të ruhen dhe që bilanci delikat në mes të drejtave dhe pushteti të shtetit të ruhen”.
“Në këtë moment me sfida të pa precedentë me avancime teknologjike, me shoqëri në ndryshime dhe kërkesa në rritje për llogaridhënieje dhe transparent roli i Gjykatës Kushtetuese është më shumë se as një herë tjetër vital. Vendime kanë pasoja të thella për vendet përkatës për të ardhmen e të drejtave njerëzore dhe qeverisjen në gjithë botën”, ka thënë ajo.