Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, raporton Ekonomia Online.
Fillimisht ajo ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, prej nga ka kërkuar unitet politik në vend.
Ajo ka marrë gjatë se enjtes këtë pozitë pas dorëheqjes së Hashim Thaçi, pasi këtij të fundit i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.