Osmani: Betimi i sotëm, zotim për t’i shërbyer Kosovës dhe qytetarëve

Prishtinë | 06 Gus 2026 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas betimit të deputetëve, duke theksuar rëndësinë e mandatit të marrë nga qytetarët dhe përgjegjësinë që sjell ai.

Në një postim të saj, Osmani ka deklaruar se çdo mandat e ka burimin te “tempulli i demokracisë dhe i qytetarëve”, duke nënvizuar se përfaqësimi në Kuvend duhet të shoqërohet me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj Republikës.

“Betimi i sotëm është vazhdim i të njëjtit zotim: për t’i shërbyer Kosovës dhe të gjithë qytetarëve tanë me dinjitet, guxim dhe përkushtim”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se roli i përfaqësuesve të zgjedhur duhet të udhëhiqet nga vullneti i qytetarëve dhe nga angazhimi për të punuar në interes të vendit.

Të ngjashme