Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur rreth deklaratave që kanë bërë liderët serbë ndaj luftës së Kosovës si dhe varreve masive të viktimave shqiptare në Serbi.
Ajo përmes një statusi në Tëitter ka shkruar se kryetari i Këshillit për Integrimet Evropiane në Parlamentin e Serbisë, Nenad Canak kishte cituar ish- kryeministrinë e Serbisë, Zoran Gjingjiç, i cili kishte folur për varret massive që kanë ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ajo tha se ai komentonte për varret massive me viktimat e shqiptarëve të Kosovës, në Serbi.
“Nenad Canak ka cituar ish-kryeministrin e Serbisë, Zoran Gjingjiq, duke thënë: ‘Kush do të investojë në një shtet ku, kudo që të gërmoni me lopatë, do të dalë një kafkë’, ndërsa komentonte për varret masive me viktimat e shqiptarëve të Kosovës në Serbi”, ka thënë Osmani.