Osmani dekoron me medaljen Presidenciale Ushtarake, gjeneralmajor Enrico Barduani

Prishtinë | 13 Sht 2025 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar me medaljen Presidenciale Ushtarake, gjeneralmajor Enrico Barduani.

E para e vendit ka thënë se Barduani ka dhënë kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.

“Gjatë mandatit të tij në krye të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani ka dhënë kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon. Në shenjë falënderimi për këtë shërbim të vyer, javën që shkoi, Presidentja Osmani e dekoroi atë me Medaljen Presidenciale Ushtarake, një simbol i mirënjohjes së popullit tonë dhe i përkushtimit të pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate”, ka shkruar presidentja.

Të ngjashme