Kryetarja e Kuvendi, Vjosa Osmani ka thënë se në takimin me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ia ka bërë të qartë se Asociacioni mund të krijohet vetëm duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtuese, raporton Ekonomia Online.
Osmanit i është përgjigjur emisarit të BE-së, cili ka thënë se shteti i Kosovës duhet të ndryshojë Kushtetutën në mënyrë që e njëjta të përshtatet për Asociacionin.
Sipas saj, një deklaratë e tillë e Lajçakut nuk është e vërtetë.
“Tani isha në proces të lëshimit të një deklarate zyrtare, mund t’ua konfirmoj që një nga tri institucionet që janë takuar, ajo që ka deklaruar në Serbi, absolutisht nuk është e vërtetë, unë e kam thënë pikërisht të kundërtën që duhet të respektohet vendimi i Gjykatës”.
“Unë edhe gjatë takimit kam deklaruar se duhet të respektohet Kushtetuta. Ato citime të tij i shoh shumë shqetësuese, nuk kanë të bëjnë fare me realitetin”.
Ajo ka shtuar se nuk ka shumicë në Kuvend që do të pranonte një Asociacion të tillë me kompetenca ekzekutive, raporton EO.
“Nuk ka shumicë në kuvend që do të pranonte një asociacion, por, ka shumicë absolute që insiston që të respektohet vendimi i Kushtetueses, jam e bindur që nuk ka shumicë as për ndryshimin e Kushtetutës”.
Lajçak, pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë në Beograd se Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën për Asociacionin.
Për Kushtetutën emisari i BE-së thotë se nuk është Bibël që të mos ndryshohet.