Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani kanë pritur në takim Fikrim Damkës nga Partia Demokratike Turke (KDTP), raporton Ekonomia Online.
Kurti dhe Osmani këto takime po i mbajnë në funksion të konstituimit të institucioneve.
Pas këtij takimi pritet që në radhë të vijnë edhe përfaqësues nga komunitetet tjera në Kosovë.
Takimi vije në vazhdën e konsultave për formimin e institucioneve, fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit kanë filluar takimet me komunitetet joshumicë.