Osmani dhe Kurti takojnë sekretarin amerikan, Blinken, gjatë ceremonisë mortore (Foto)

Prishtinë | 27 Pri 2022 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, të cilët po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares amerikane, Medeleine Albright, kanë takuar dhe kanë bërë fotografi me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Sikur shihet në fotografitë e siguruara nga Ekonomia Online, që të tre mbajnë maska, si masë mbrojtëse kundër Covidit.

Kjo është vizita e parë e kryeministrit Kurti në ShBA, që prej marrjes së detyrës. Ai ka marrë ftesë, së bashku me presidenten Osmani, nga familja e Albright.

Ndërkohë, pritet që krerët e shtetit të Kosovës të zhvillojnë dhe disa takime të tjera.

Ish-sekretarja amerikane, Madeleine Albright, vdiq më 23 mars, në moshën 84-vjeçare.

Albright, shërbeu si sekretare e Shtetit nga viti 1997 deri në vitin 2001. Ajo nxiti zgjerimin e NATO-s drejt lindjes në ish-bllokun sovjetik dhe ndihmoi në udhëheqjen e fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë.

Të ngjashme