Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, kanë pritur sot institucionet e sigurisë lidhur me raportimin e fundvitit, si dhe përgatitjen për vitin pasues lidhur me sfidat në fushën e sigurisë.
Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari, drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, si dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.
Zyra e Presidencës nuk ka dhënë më shumë detaje nga takimi.