Osmani dhe zëvendëskryeministri italian diskutojnë për fuqizimin e raporteve

Prishtinë | 14 Pri 2023 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim në Romë me zëvendëskryeministrin, njëkohësisht ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani.

Bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua për fuqizimin e raporteve bilaterale mes të dyja vendeve.

Teksa presidentja Osmani tha se ka falënderuar Italinë për mbështetjen ndaj Kosovës.

“Me Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm italian u ritakuam në Romë, për të diskutuar konkretisht si të ecim përpara në fuqizimin e raporteve tona bilaterale. E falenderoj Italinë për mbështetjen, e Kosova do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm me kontribut konkret për paqen dhe stabilitetin rajonal”, shkroi Osmani.

Të ngjashme