Osmani diskuton me kryeministrin e ri estonez për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Prishtinë | 08 Nën 2024 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Budapest, ka takuar sot kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal,

Osmani ka thënë se me kryeministrin estonez kanë folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Ishte kënaqësi të takoj Kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal.  Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, si dhe për shtyrjen përpara të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE. Falënderuese për mbështetjen e fuqishme të Estonisë!”, ka shkruar Osmani në postim në Facebook.

Të ngjashme