Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në samitin për Ukrainën në Tiranë

Prishtinë | 27 Shk 2024 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Sonte në Shqipëri, pritet të arrijë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama.

Në Samitin e parë mes Ukrainës dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor që mbahet në Tiranë, e pranishme do të jetë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Kjo është konfirmuar për Klan Kosova nga presidenca.

Ndërkohë, pak ditë më parë në një mesazh në platformën “X”, kreu i shtetit të Ukrainës vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe shprehu padurimin për një të ardhme më të sigurt për gjithë Evropën. Shqipëria ka vendosur disa sanksione ndaj Rusisë, ndërsa ka dënuar luftën e saj në Ukrainë.

Të ngjashme