Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, do të ushtrojë postin e presidentes. Kjo parashihet me Kushtetutën e Kosovës, në rastet kur nga posti largohet presidenti.
Sot, Hashim Thaçi dha dorëheqjen pasi i është konfirmuar aktakuza nga Specialja.
Kjo kishte ndodhur edhe më 2011.
Jakup Krasniqi ishte bërë ushtrues i detyrës së presidentit pas dorëheqjes së Behgjet Pacollit.