Osmani: Do të votoj kundër mocionit që e kthen PAN-in në Qeveri (Live)

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 22:21 | Nga Ekonomia Online

Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës, në fjalimin e saj në përmbyllje të seancës maratonike, ka thë se nuk do ta votojë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti të iniciuar nga partia e saj – LDK.

Ajo ka thënë se nuk do të votojë asnjë mocion “që e kthen PAN-in në Qeveri”.

E bija e Nekibe Kelmendit: Mos na detyroni me i braktisë edhe varret

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka lexuar një mesazh që tha se ia ka dërguar sot e bija e Bajram e Nekibe Kelmendit, Kosovare Kelmendi.

“Me shpirt, mendje e lutje jam me Vjosën, sikurse mbarë Kosova, të MOS votohet mocioni, të MOS na detyrojnë me i lënë edhe varret me ik nga ky vend. Sepse, po u vra sot shpresa, mua vetëm emri do të më mbetet Kosovare, sepse Kosovë të ëndrrave e luftës së prindërve të mijë më nuk do të ketë”, ka lexuar Osmani.

Osmani: Kam besuar në qëndrimin që LDK-ja dhe kryetari Mustafa kanë mbajtur ndaj qeverisjes së PAN-it

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/videos/589524634976465/

Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës, në fjalimin e saj në përmbyllje të seancës ku po shqyrtohet mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti i inicuar nga partia e saj – LDK, ka thënë se i ka besuar në qëndrimin që LDK-ja dhe kryetari Mustafa kanë mbajtur ndaj qeverisjes së PAN-it.

“Sikur ju, kam besuar dhe besoj në vlerat që ju na i falët me aq ëmbëlsi në qindra tubimet e LDK-së gjithandej Kosovës, në besën e shpresën, që ju na e siguruat. Kam besuar në qëndrimin që LDK-ja dhe kryetari Mustafa kanë mbajtur ndaj qeverisjes së PAN-it, në një status të tij në FB”.

“Po citoj: ‘Jo, jo! Ata e kanë kultivuar korrupsionin dhe npotizmin dhe nuk mund ta luftojnë as njërën as tjetrën. Veç mund ta riorganizojnë për nevoja të veta. Ata që lidhin kontrata të dyshimta dhe të dëmshme në Telekom, ata të aferës të pasaportave, ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive, ata që i mbushën kompanitë publike me njerëz partiakë, ata që fabrikuan dhe nënshkruan vërtetime të rrjshme për veteranët e luftës, ata që e katandisën paranë publike, ata… duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen mirë, Brenda e jashtë. Jo të qeverisin me Kosovën”.

Të ngjashme