Osmani: Drejtësia nuk do të jetë e plotë pa ballafaqimin e kriminelëve me veprat e tyre

Prishtinë | 14 Pri 2024 | 17:28 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mbajtur konferencë për medie lidhur me Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë si dhe me rastin e 14 Prillit – Ditës së Mbijetuarve të Dhunës Seksuale, raporton Ekonomia Online.

Osmani gjatë kësaj konference tha se drejtësia nuk do të jetë e plotë pa ballafaqimin e kriminelëve me veprat e tyre.

“14 prilli na bashkon të githëve për të shënduar diten e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale. Në këtë ditë të gjithë qytetarët shprehin soldaritetin për të gjithë ata që e përjetuan këtë tragjedi, shënimi i 14 prillit është më shumë se një thirrje për drejtësi, është kujtim i përhershëm i forcës, guximit në ballafaqimin me dhunën. Drejtësia nuk do të jetë e plotë derisa kriminelët nuk ballafaqohen me veprat e tyre, le të bëhemi zëri i tyre dhe të sigurohemi se historia nuk do harrohet kurrë e përsëritet më. Kurajoja e tyre është frymëzim për të rinjtë dhe shembull i mbijetesës”.

Osmani shtoi se gjurmët e krimeve të dhunës seksuale vazhdojnë të rëndojnë edhe sot pas gati 25 vite pas luftës, e krime të tilla vazhdojnë të kryhen nëpër botë, nëpër vatrat e konfliktit.

“Edicioni i dytë do te ketë pikërisht temën e çështjen e dhunës seksuale gjatë luftës, në këtë ditë si presidente e vendit ju them se ato janë heroinat tona, Vasfije dhe Shyhrete Sulejmani janë dy gra që kanë thyer stigmën, kjo ditë shënohet një ditë para hapjes së dytë te forumit. Nesër në Prishtinë do bashkohen përfaqësues nga më shumë se 40 përfaqësues të botës, do të diskutojnë për përkushtimin e pa luhatur në mbështetje për viktimat e dhunës seksuale, forumi është platformë për platformë që i dedikohet fuqizimit të grave, si i tillë ky forum është gërshetetim i të kaluarës sonë me të ardhmen, nga ky forum duam të përçojmë mesazhi për gratë në vendimmarrje”.


E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi falënderoi presidenten Osmani për angazhimin e bërë.

“Me të vërtetë je tu bë shumë punë të mirë për neve viktimave, kjo ditë është plotë emocione, para 25 viteve thuajse në këtë orë, u mora në Babimoc dhe u luta që të më vrisnin dhe më thanë se do ta bëjmë edhe më zi se me të vra, unë sot e kom presidenten që po na mbron e po na përkrah”.

Ndërkaq Shyhrete tahiri sulemani, la një mesazh për të gjithë në mënyrë që edhe viktimat të ndihen të barabarta.

“Jemi mbledhur sot për të shënuar 14 prillin, ditën memoriale, kjo ditë ka domëthenie të veçantë për ne të mbijetuarit, sepse kujtojmë vuajtjet e mijëra të mbijetuarve, muaji prill i 99-tës ndryshoi tërësisht jetën time, por ti harrosh vuajtjen ka qenë më e vështirë. Edhe unë kam ndjerë frikë e paragjykim ndaj shoqërisë dhe sot e di që shumë përballen me stigmë, të mbijetuarit janë të dënuar të vuajnë në heshtje e izolim ndërkohë që autoret ecin të lirë, ndërsa ne paraqitemi të ndërtojmë një shoqëri të barabartë,e nderuara presidente osmani ju falënderoj thellësisht që mundësuat 14 prill si ditë memoriandumi, si e mbijetuar e vlerësoj si një shoqërie më të mirë e për të gjithë. Mesazhi im për ju që jeni këtu është ju lutem dëgjoni të mbijetuarit e luftës, besoni dhe përhapni të vërtetën e tyre, mbështetni ata, vetëm në këtë mënyrë secili prej nesh do ndihet i barabartë për të kërkuar drejtësi.

Të ngjashme