Osmani e dekreton buxhetin e vitit 2026 që u miratua në Kuvend javën e kaluar

Prishtinë | 28 Shk 2026 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar Ligjin për Buxhetin 2026.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Presidentes, Bekim Kupina.

“Presidentja e ka dekretuar dje Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026”, ka deklaruar Kuptina.

Buxheti i vitit 2026 u miratua në Kuvendin e Kosovës më 20 shkurt.

Ai kap vlerën e rreth 4 miliardë eurosh.

Për buxhetin votuan për 62 deputetë, ndërsa 36 kundër. Buxheti nuk u përkrah nga opozita.

Të ngjashme