U.d. Presidentja Osmani ka mbajtur takim virtual me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett
Në vazhdën e takimeve të rregullta, sot u.d. Presidentja, Vjosa Osmani-Sadriu, ka biseduar me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.
Ata kanë diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në vend. Duke parë situatën me pandemi, në takim u diskutua në veçanti kjo temë. Me këtë rast, u theksua rëndësia e unitetit në luftën me pandeminë Covid-19, si dhe rëndësia e bashkëpunimit konstruktiv me të gjithë spektrin politik.