Kryeministri Albin Kurti e Presidentja Vjosa Osmani e kanë konfirmuar se në takimin me Sekretarin amerikan, Antony Blinken është folur për Manastirin e Deçanit.
“Për Manastirin e Deçanit, është shtruar në kontekstin që gjithmonë e kemi dëgjuar nga pala amerikane, në kuadër të vendimit të marrë nga gjykata Kushtetuese”, tha Osmani.
“Është përmendur edhe çështja e manastirit të Deçanit por unë e ritheksoj se vëllimi i takimit ka qenë 80 për qind në marrëdhënie bilaterale”, shtoi Kurti.
Duke folur për takimin me Sekretarin amerikan të Shtetit, Kurti tha se ky ishte një takim tejet i përzemërt dhe i dobishëm për vendin dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ishte një vizitë e shkëlqyeshme dhe shumë e frytshme. Në njërën anë kishim nënshkrimin e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht programin kompakt MCC’në me vlerë mbi 200 milionë dollarë, dghe në anën tjetër takimin tejet të përzemërt dhe të dobishëm për vendion tonë dhe për marrëdhëniet bilaterale me Sekretarin amerikan të SHtetit, Antony Blinken” tha Kurti.
Ai foli edhe për marrëveshjen që u nënshkrua me MCC’në.
“Në programin kompakt sic e kemi shpjeguar edhe me Ministren Rizvanolli, përfshihet edhe një grant në vlerë mbi 200 milionë dollarë, pra nuk bëhet fjalë për kredi që duhet të kthehet por për një grant që i jepet vendit tonë për sektorin e energjisë , me theks të vecantë te bateritë akumuluese dhe tek ngritja e shkathësive profesionale në sektorin e energjisë me potencim tek pjesëmarrja e grave”, deklaroi Kurti.
Tutje, presidentja ka njoftuar për temat në përgjithësi që kanë diskutuar me Sekretarin Blinken.
‘’E para fuqizimi i pozicionit ndërkombëtar i Kosovës. Numri i njohjeve është për shkak të mbështetjes së SHBA. Kemi folur si të anëtarësohet Kosova në organizata dhe si të ngritet numri i njohjeve në botë. Blinken është shumë i inforumar se ku mund të punohet më shumë që Kosova tqë jetë storie suksesi.
Çështja e dytë, siguria. Të bëhen hapa drejt anëtarësimit në ANTO. Kemi treguar pse kjo është e rëndësishme për rajonin tonë. Kemi marrë përkrahjen e Blinken të vazhdojnë të punojnë me ne.
‘Si të rrisim bashkëpunimin mes FSK’së e ushtrisë amerikane. Kemi vazhuar me temën e reformave të brendshme, sundimin e ligjit që përkrahen fuqishëm nga sekretari dhe administrata Biden. Pastaj tema e dialogut e përqëndruar në njohje. Kemi shprehur qëndrimet tona dhe informaur në detaje Blinken se kun qëndrojmë me disa marrëveshje. Kemi folur për energjinë. Është folur për zhvillimin ekonomik dhe në fund edhe për punën që Kosova po bën në samitin për demokraci.’’, tha ajo.
”Partneriteti ynë ka qenë dhe mbetet ekzistencial dhe kur kemi pran miq dhe aleat si SHBA, të gjitha sfidat bëhen shumë më të lehta. Kemi marrë përkrahjen e tij për plotë për reformat dhe sundimin e ligjit. E kemi dëshmuar që Kosova është partner kredibil dhe serioz i SHBA-së’’.