Osmani e Kurti, fotografi me Klintonët: Me shpëtimtarët tanë

Prishtinë | 27 Pri 2022 | 23:23 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërndarë një fotografi me ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton dhe gruan e tij, Hillary Clinton.Në këtë fotografi janë presidentja Osmani, kryeministri Albin Kurti, Bill dhe Hillary Clinton.

Krahas fotografisë, Osmani ka shkruar: ‘Me shpëtimtarët tanë’.

Kujtojmë se ndërhyrja e NATO-s, përkatësisht dislokimi i trupave paqeruajtëse të KFOR-it më 12 qershor, 1999, pasoi fushatën e sulmeve ajrore të Aleancës Veri-Atlantike kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi, që zgjati 78 ditë.

Ndryshe, Osmani, Kurti dhe ish-presidentja, Atifete Jahjaga morën pjesë në ceremoninë lamtumirëse të Madeleine Albright.

Të ngjashme