Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nuk kanë pranuar të flasin para gazetarëve për takimet që kanë zhvilluar me zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer dhe me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Kurti tha se sot janë këtu në edicionin e katërt të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm për vitin 2021, për të folur vetëm rreth Agjendës së Gjelbër.
Ndërsa presidentja Osmani tha se gjithçka është bërë e ditur përmes komunikatës së si kanë shkuar takimet.
Në komunikatën e dërguar nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se Kurti ka theksuar se bashkëpunimi i BE-së dhe ShBA-së në dialog është i domosdoshëm.
Ndërsa, nga Presidenca njoftojnë se Osmani ka thënë në takim se dialogu duhet të përfundojë me njohjen reciproke Kosovë-Serbi.