Presidentja Vjosa Osmani, ka përkujtuar ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter pas vdekjes së tij të dielën në moshën 100 vjeçare.
Osmani ka thënë se Carter ia ka kushtuar jetën paqes, barazisë dhe përmirësimit të jetës për të gjithë.
“Presidenti Carter i tregoi botës se lidershipi është mbi të gjitha përkushtim, dhembshuri dhe besim i palëkundur te njerëzimi. Ai ia kushtoi jetën paqes, barazisë dhe përmirësimit të jetës për të gjithë. Mendimet tona janë me familjen e tij teksa bashkohemi me miqtë tanë amerikanë për të nderuar trashëgiminë e tij”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.