Osmani e Rama takohen në Washington: Kosova e ka vendin në NATO

Prishtinë | 10 Kor 2024 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të mërkurën në Washington. Udhëheqësit janë koordinuar për qëndrimet dhe përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Sipas njoftimit, Osmani e Rama diskutuan lidhur me rëndësinë e ecjes përpara në rrugën euroatlantike të Kosovës, e në veçanti për hapat e domosdoshëm drejt anëtarësimit në NATO, “aleancë kjo jetike për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë e më gjerë”.

“Presidentja Osmani theksoi se ky takim shërben për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, thuhet në njoftim.

Osmani ka zhvilluar edhe disa takime të tjera në margjina të samitit për 75-vjetorin e NATO-s.

Të ngjashme