Pas lidhjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur Këshillin e Përgjithshëm.
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë ndoshta më vonë do të diskutohet për emrat e ministrave në Qeverinë Kurti, raporton Ekonomia Online.
“Më e rëndësishmja është jetësuar vullneti qytetar dhe për mua ë kolegët e mi nuk ka pasur asgjë më të rëndësishme se vullneti qyretar. Të gjitha përpjekjet tona kanë qenë të tejkaloë qdo mospajtimi që e kemi dje të merremi me afidat që i kanë qytetarët tanë.
“Unë dhe Kurti kemi nënshkruar një zotim qe nuk do ta rrisim numrin e ministrive përmbi 15 dhe megjithatë është analizuar nga ekspertët qe një funksionim i tillë ku disa ministri do të bëheshin më të mëdha do të mund ti bënte ato jo funksionale dhe është vendosur qe numri të rritet mbi 15. Kryeministri votohet nesër dhe është nga VV-ja dhe do ta propozoj kandidatin nga LDK-ja për kryeparlamentar”, ka thënë ajo.
“Ne sot në këshille përgjithshëm do të diskutojmë vetëm për marrëveshje kurse sa i përket emrave besoj që në ndërkohë gjatë ditës do të diskutohet dhe kush do të jenë përfaqësuesit e LDK-së në qeveri dhe këto diskutime janë të domosdoshme. Dhe do ti kemi ato para seancës së nesërme. Për mua është më rëndësi qe vullneti i qytetarëve u realizuan dhe të gjitha qështjet tjera janë më pak të rëndësishme dhe nesër shpresoj të kemi planin që e ekemi hartuar bashkë me VV-në dhe në fund nuk janë më rëndësi emrat sa janë veprat”, ka thënë ajo.