Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë urdhrin post-mortum “Hero i Kosovës”, për policin e vrarë, Afrim Bunjaku, raporton Ekonomia Online.
Nderimin e pranuan dy djemtë e Bunjakut, të cilin Osmani e ka quajtur “guardian të sigurisë”.
E para e shtetit pohoi se heroizmi Bunajkut do të jetë frymëzim për të gjithë, duke bërë thirrje që të jemi të bashkuar, kundër terrorizmit.
Osmani shtoi se sulmi i djeshëm kishte për qëllim që ta destabilizonte jo vetëm Kosovën, por edhe të gjithë rajonit.
Ajo, në mbledhje përkujtimore theksoi se Bunjaku sakrifikoi jetën për sigurinë e të gjithë qytetarëve.
“Jemi mbledhur në këtë ceremoni mortore, për t’ia dhënë lamtumirën e fundit policit tonë rreshterit Afrim Bunjakut, i cili deri dje ishte gardian i sigurisë sonë. Ndërsa nga sot është hero i Kosovës, ai ra në mbrojtje të rendit, ligjit integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, sot në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, do t’i ndajë urdhrin më të lartë të Republikës, ‘Urdhrin hero i Kosovës'”, u shpreh Osmani.
“Shteti ynë nga sot ka edhe një herë një kujtim më shumë, i cili me profesionalizëm dhe përkushtim iu dedikua mbrojtjes së republikës, për të cilën ra në krye të detyrës, sot po nderojmë një hero të vërtetë, një rreshter trim dhe vetmohoues, i cili sakrifikoi jetën për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë”.
“Dje u sfiduan nga banda terroriste të dirigjuara nga Beogradi dhe ai bëri ata që duhet, mbrojte integritetin territorial dhe vuri dinjitetin. Ai tregoi trimëri të pa shoq. Heroizmi i tij lë të na frymëzoj që të jemi të gjithë të bashkuar, kundër terrorizim. Republikën e Kosovës nuk do të arrij askush ta gjunjëzoj deri sa Kosova ka heronj si Afrim Bunjaku”, ka thënë Osmani.
LEXONI EDHE: