Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë vizituar sallën “1Tetori në Prishtinë”, në të cilën po bëhet vaksinimi kundër Covid-19 punonjësve shëndetësorë, raporton Ekonomia Online.
Në këtë qendër deri më tani janë vaksinuar mbi 3 mijë punonjës, ndërsa të martën ka filluar edhe vaksinimi i stafit mjekësor të FSK-së.