Osmani: Ekipi i Kombëtares sonë në futboll e ngriti Kosovën në majat e krenarisë

Prishtinë | 01 Pri 2026 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar lidhur me dekorimin e Kombëtares së Kosovës.

Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se ekipi i Kombëtares sonë në futboll, me zemër dhe shpirt të pathyeshëm, e ngritën Kosovën në majat e krenarisë.

Postimi i saj i plotë:

Ekipi i Kombëtares sonë në futboll, me zemër dhe shpirt të pathyeshëm, e ngritën Kosovën në majat e krenarisë, ndaj sot me Medaljen Presidenciale të Meritave u kurorëzuan me nderimin dhe respektin e një populli që është dhe do të jetë gjithnjë krenar me ta.

Përkundër rezultatit të mbrëmshëm, ata i dhanë gjithë kombit tonë diçka edhe më të vlefshme: shpresë. Për këtë përfaqësim të denjë, mirënjohja jonë për ekipin dardan do të rrojë përgjithmonë. 💙🇽🇰

Të ngjashme