Presidentja Vjosa Osmani, u është përgjigjur shteteve të QUINT-it, të cilat shprehen shqetësimin e tyre rreth shpronësimeve në veri, duke thënë se Qeveria nuk po i zbaton ligjin, raporton Ekonomia Online.
Ajo tha se këto shpronësime janë në përputhje me ligjet, Kushtetutën dhe standardet e Gjykatës Evropiane, e përkrah çdo veprim që është në interes të sigurisë nacionale dhe të qytetarëve të Kosovës pa dallim.
“Çështja e shpronësimeve çdo qytetar i Republikës së Kosovës pavarësisht etnisë duhet të analizohet vetëm në kontekst të përputhshmërisë me ligjin e aplikueshëm në Kosovë dhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Çështja e shpronësimeve ka rregulla të caktuara dhe këto rregulla jo vetëm që përcaktohen me ligje tona por edhe me standardet evropiane të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për aq sa respektohen këto standarde është nhë test pesë hapësh i i paraparë nga vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut përderisa respektohet ky standard dhe pesë hapat janë aplikuar kjo tregon se është zbatuar edhe ligji ynë edhe kërkesat tona Kushtetuese edhe standardet evropiane të drejtave të njeriut dhe shpronesimet vazhdojnë në përputhje me ligjin pa asnjë tendencë për diskriminim të askujt. Dje institucionet e Kosovës e kanë dhënë shpjegimin e duhur së si është bërë khi procedurë e cila është edhe në interes nacional për shkak të sigurisë së Kosovës”, tha Osmani.
Ajo shtoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë varësisht ku jetojmë qe veriu i Kosovës të mbrohet nga sulmet e Serbisë dhe në mënyrë që Kosova të mbrohet. “Kemi nevojë për institucionet tona të sigurisë që ë kanë mbrojtur heroikisht dhe me çdo cep të vendit tonë prandaj përderisa shpronësimet janë në përputhje me ligjet e aplikueshme, Kushtetutën dhe pesë hapat që janë standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si presidente e Republikës e përkrahë çdo veprim në interes të sigurisë nacionale dhe qytetarëve pa dallim besoj që ka ndoshta ende hapësirë për komunikim dhe të gjitha çështjet te partnerët tanë dhe në mënyrë që të sigurohen se e tëra që Kosova ka bërë ka respektuar një standard të Gjykatës Evropiane të cilën e respektojnë dhe e përcjellin të gjitha vendet anëtarë të KE-së, në fakt Kosova shpesh herë e respekton shumë më shumë këtë standard se ato vende që tashmë janë anëtare unë në asnjë moment nuk shoh tendencë për diskriminim mbi bazën etnike por thjeshtë të respektim të standardeve që i ka paraparë edhe Kushtetua jonë edhe Gjykata për të Drejtat e Njeriut. Detyra jonë është ta mbrojmë çdo qytetarë të Kosovës pa dallim etnie dhe ta mbrojmë çdo cep të Kosovës”, theksoi ajo.