Osmani: FSK është dëshmi e sakrificës, është pasardhëse e UÇK-së

Prishtinë | 28 Mar 2025 | 10:24 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po mbahet në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, tha se FSK është dëshmi e sakrificës, raporton Ekonomia Online.

E para e shtetit tha Kosova është e lirë falë sakrificës së dëshmorëve dhe martirëve.

“Ushtria nuk është thjesht një forcë e armatosur ushtria e jonë është një betim I përhershëm për atdheun tonë, është një përkushtim ndaj sigurisë dhe një garanci për paqen. Sot është një ditë e veçantë për ju dhe për dhe për të gjithë republikën e Kosovës. Sot 344 djem e vajza u bashkohen radhëve të FSK-së duke u bërë pjesë e një misioni tyre shenjtë mbrojtjes së atdheut të tyre, garantimit të sigurisë dhe mbështetjes së paqes në vendin tonë e përtej tij”, tha Osmani.

Osmani ju drejtua ushtarëve se rruga e Kosovës euroatlantike është e qartë dhe e pakthyeshme.

“Me profesionalizmin dhe përgatitjen e bijave e bijve tanë ushtarak e profesionist po dëshmojmë se Kosova ka një ushtri të fortë e të denjë për të qenë pjesë e strukturave të mbrojtjes dhe sigurisë ndërkombëtare në shërbim të paqes dhe sigurisë e stabilitetit global”, tha ajo.

Të ngjashme