Osmani: FSK-ja ka dëshmuar që është e gatshme t’i kontribuoj paqes

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 12:10 | Nga Aulona Sylaj

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani në fjalimin e fundvitit të mbajtur para ushtarëve të FSK-së, ka përgëzuar ata për të arriturat e tyre, raporton Ekonomia Online.

Osmani ka thënë pse pjesëtarë e FSK-së, kanë dëshmuar gatishmërinë e tyre për t’i shërbyer vendit dhe paqes.

“Shpreh mirënjohje të thellë për të arriturat tuaja. Falënderoj gratë  burrat që bartin uniformën e FSK-së për punën e jashtëzakonshme. Edhe pse në pandemi ju keni pasur vështirësi e humbje jetësh. Gatishmërinë tuaj për t’i shërbyer paqes dhe vendit ju e keni dëshmuar. Si në Shqipëri kur ndihmuat në rast të tërmetit, kurse i kam shprehur edhe Kroacisë gatishmërinë për ndihmë”.

“FSK-ja ka arritur të ngris kapacitetet. Ka zhvilluar bashkëpunim me KFOR-in e NATO-n. Mund të themi që ky vit ka qenë i suksesshëm duke mbyllur fazën e parë të tranzicionit. Jam krenare që FSK-ja gjatë pandemisë ka ndihmuar institucionet civile”, tha ajo.

Osmani tha se institucionet e Kosovës, janë të përkushtuara që FSK-ja të bëhet pjesë e NATO-së dhe të kontribuoj për paqe.

“Ritheksoj gatishmërinë e institucioneve të Kosovës që forca jonë të jetë pjesë e NATO-s. Dhe që FSK të kontribuoj edhe në forcat rajonale. Ka ardhur koha që ushtarakët tanë që të japin kontributin në forcat paqeruajtëse ndërkombëtare. Ne kujtojmë me krenari luftën  e UÇK-së e në veçanti kontributin e Adem Jasharit. Sot shënojmë Ditën e Veteranit e cila ka pikë referimi mbrojtjen e pragut. Le të jetë referencë e jona sakrifica e familjes Jashari”, tha ajo.

Të ngjashme