Osmani i dërgon letër Bidenit, falënderon liderët amerikanë që qëndruan me Kosovën

Prishtinë | 04 Kor 2024 | 22:02 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka dërguar letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me rastin e 4 korrikut – Ditës së Pavarësisë së ShBA-së.

Osmani në 248 vjetorin i falënderoi liderët amerikanë që qëndruan me Kosovën, pavarësisht linjave partiake.

““Kontributi i SHBA-së për lirinë e Kosovës është mishërimi më i vërtetë i fjalëve të Martin Luther King-ut: “Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”, tha Osmani.

Të ngjashme