Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka ndarë Medaljen Presidenciale Ushtarake, gjeneralmajor Enrico Barduanit. Këtë medalje Osmani thotë t’ia ketë ndarë si shenjë falënderimi për kohën sa është në krye të KFOR-it.
“Gjatë mandatit të tij në krye të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani ka dhënë kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon. Në shenjë falënderimi për këtë shërbim të vyer, gjatë javës që shkoi, i ndava atij Medaljen Presidenciale Ushtarake, një simbol i mirënjohjes së popullit tonë për përkushtimin e pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate”, ka shkruar Osmani.


