Osmani i uron fitore Distries: Kampione, shkëlqe sërish, ngrite lart flamurin e Kosovës

| 28 Kor 2024 | 09:59 | Nga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar fitore për xhudistën që do të luaj sot në “Lojërat Olimpike Paris 2024”, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë “Kampione, shkëlqe sërish, ngrite lart flamurin e Kosovës”.

Kurse gjatë ditës së djeshme, boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e nisi mbarë garimin në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Ajo triumfoi përballë Thanaya Somnuek të Tajlandës, në rrethin e parë të kategorisë -60 kg.

Të ngjashme