Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani, ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë.
Ajo duke ju uruar suksese nxënëseve ka thënë se investimi në arsim duhet të jetë prioritet mbi prioritetet, pas sipas saj vetëm në këtë mënyrë do të mund të kemi shoqëri dhe shtet të fortë.
Postimi i plotë i saj:
Të dashur nxënës, prindër e mësimdhënës,
Sot keni nisur gjysmëvjetorin e dytë, megjithëse në rrethana më specifike, shkaku i pandemisë Covid-19. Një ditë domethënëse, një rifillim për të zënë dije.
Përpara keni një periudhë me plot angazhime e sfida. Investimi në arsim duhet të jetë proritet mbi prioritetet, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund ta krijojmë një ekonomi të qëndrueshme, një shoqëri stabile dhe një shtet të fortë.
Në rrugën e dijes ju do të vendosni themelet e të ardhmes. Do të aftësoheni të merrni vendime për veten e më pas edhe për të tjerët.
Në këtë gjysmëvjetor uroj që secili nga ju të ndihet krenar për arritjet.
Duke ju inkurajuar për sa më shumë përkushtim në çdo ditë të mësimit, uroj për një fillim të mbarë dhe një përmbyllje me sukses!