Osmani: Ippon në 30 sekonda, e arta jonë Distria, bravo, vazhdojmë përpara

Prishtinë | 28 Kor 2024 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar fitoren e xhudistës Distria Krasniqi e cila sot për vetëm 37 sekonda u kualifikuar në çerekfinalen e Lojërave Olimpike “Parisi 2024”, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar “E arta jonë Distria, bravo, vazhdojmë përpara”.

Distria Krasniqi, gjatë ndeshjes se sotme triumfoi me Ippon.

Të ngjashme