Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për medie pas adresimit në Parlamentin Evropian, tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me ShBA-në e BE-në sa i përket situatës në veri.
Madje sipas saj, të arriturat kolosale të Kosovës, liria dhe pavarësia jonë nga aleancat tona.
Ajo më tej shtoi se janë edhe disa çështje që duhet diskutuar, por që shpejt do të gjendet një zgjidhje e përbashkët.
Osmani pohoi se për herë të parë është dëgjuar himni i Kosovës në Parlamentin Evropian. Me këtë rast, Osmani e ka quajtur të jashtëzakonshme dhe nder i madh për popullin e Kosovës.
E pikërisht nga ky institucion evropian, Osmani pret që të lobojë dhe të përkrah drejt marrjes së statusit kandidat, pasi një vit më herët Kosova aplikoi për anëtarësim në BE.
“Sa i përket aleancave, përgjatë rrugëtimit tim politik, ka qenë një ndër premisat më të rëndësishme të mija politike. Të arriturat kolosale te Kosovës, liria dhe pavarësia jonë nga aleancat tona. Jam në kontakt me SHBA dhe shtetet e BE-së. Ka disa detaje për të cilat duhet ende të diskutohet, por besoj që do ta kemi një zgjidhja e përbashkët”.
“Aplikacioni jonë po shqyrtohet në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Dje jam takuar me disa përfaqësues të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës. Në të gjitha këto diskutime kemi pasur mirëkuptimin dhe përkrahjen e këtyre shteteve. Më shume se 2/3 e vendeve kanë votuar pro Kosovës në votimin e parë, disa kanë abstenuar. Është në të mirë të KE që Kosova t’i bashkohet një institucioni qe promovon lirinë dhe demokracinë”.
“Sot ishte hera e parë që është zëri i gjithë qytetarëve evropian, pra Palamenti Evropian u dëgjua edhe himni i Republikës së Kosovës së pavarur, ishte një moment i jashtëzakonshëm që e dëshmoi lidhjen e fortë ndërmjet Kosovës dhe BE-në”.
“E kisha nderin e madh që ta përfaqësoj popullin e Kosovës në Parlamentin Evropian, ku paraqitja dhimbjen që është përballur populli i Kosovës. Natyrisht, se Kosova ka sfida para vetes por asnjëherë nuk largohet nga rruga euroatlantike”, tha Osmani, teksa përmendi edhe takimin që kishte me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
“Diskutuam për rrugën tonë euroatlantike dhe si dhe për mundësinë që me na përkrah Parlamenti Evropian. Siç e dini që Kosova ka aplikuar vitin e kaluar dhe tashmë presim që të na përkrahin dhe ta fitojmë statusin kandidat”, u shpreh tutje Osmani.