Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është koha që BE-ja ti heqë masat ndaj Kosovës dhe të tregojë ashpërsinë e njëjtë sikurse me Rusinë, me satelitin e saj, Serbinë, raporton Ekonomia Online.
Osmani këtë kërkesë e paraqiti karshi presidentes së Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë të përbashkët për media.
Presidentja ka theksuar se Kosova po punon shumë në përafrimin e politikave të saj me të BE-së.
“Pres me padurim që të vazhdojmë bashkëpunim që e kemi ndërtuar gjatë viteve. Vizita vjen pas disa ditë pas miratimit agjendës së reformave për Kosovën. Ky është një lajm i mirë dhe këta hapa shërbejnë si një motiv shtesë për të punuar më shumë për BE. Agjenda është fokusuar në pesë forma, dhe parashikohet që se deri në fund të viti 2027 Kosova të përfitoj 882 milion euro. Kosova do të jetë përfituesja më e madhe nga kjo paketë për kokë banori”.
“Është koha që masat e padrejta ndaj Kosovës të hiqen. Përveç se të pa drejta këto masa po dëmtojnë qytetar e Kosovës dhe po dëmtojnë edhe procesin e dialogut. Heqja e masave është reflektim i nevoja të qytetarëve, biznese dhe plotësim i parakushteve që BE i kishte vendosur ndaj këtyre masave”, ka thënë Osmani.