Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka kërkuar nga kabineti qeveritar që të marrin më seriozisht procesin e integrimit evropian.
Kjo pasi sipas saj integrimi në BE është zgjidhje e secilit shtet dhe si i tillë duhet të ndërprehet mënyra e qasjes së liderëve ndaj BE-së.
Ajo ka kërkuar nga Kryeministri, Presidenti dhe Kryeparlamentari që të heqin dorë nga çfarëdo iniciative që e dëmton raportin me bashkësinë ndërkombëtare.
“Kjo tregon jo vetëm qasjen e gabuar por edhe mungesën e një përgjegjësie për një proces e që më së shumti i dëmton qytetarët. Ashtu siç pritej në strategji përmendet sundimi i ligjit në integrimet evropiane, që perspektiva evropiane të bëhet e qartë në radhë të parë duhet të shohim rezulatate në sundimin e ligjit”, tha Osmani.