Osmani kërkon që Kosova dhe Serbia të jenë të barabarta në dialog: Ka kohë që s’kemi parë balanc

Prishtinë | 07 Sht 2023 | 15:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media nga selia e NATO-s, ka folur edhe për takimin e 14 shtatorit që do të ndodh në Bruksel në mes të kryeminsitrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe preisdentit serb, Aleksander Vucic.

Presidentja Osmani ka thënë se ka një listë të gjatë të marrëveshjeve që Serbia s’i ka implementuar.

Ajo tutje ka thënë se shpresat e Kosovës janë që tani të ketë një qasje të barabartë nga Bashkimi Evropian, meqë një qasje e tillë është parakusht për suksesin e dialogut.

Presidentja e Kosovës ka thënë se ka pasur momente kur nuk ka pasur qasje të barabartë dhe ka thënë se iu bën thirrje aleatëve që të sigurojnë balancë në proces në mënyrë që të ketë rezultate të qëdndrueshme që kontribuojnë në stabilitetin e rajonit.

“Takimi i radhës do të ndodh më 14 shtator. Fatkeqësisht lista e marrëveshjeve të paimplementuara nga Serbia është shumë e gjatë. Shpresat tona janë tani që do të ketë një qasje të barabartë. Një qasje e barabartë nga BE është parakusht për suksesin e procesit. Ka pasur kohë që s’e kemi parë këtë balanc, prandaj iu bëj thirrje aleatëve që të sigurojnë këtë balanc, nëse duam të shohim rezultate të qëndrueshme që kontribuojnë në stabilitetin e regjionit”, ka thënë presidentja Osmani.

Të ngjashme