Kryetarja e Kuvendit të Kosovës,Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovës, THomas Kolly.
Ajo i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Kolly dhe ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimi me shtetin zviceran. Osmani ka folur për rolin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe mbështetjen e shtetin zviceran ndaj Kosovës përgjatë gjithë procesit të përpjekjeve për pavarësinë e vendit.
Kryetarja e Kuvendit ka kërkuar nga ambasadori Kolly që shteti i tij të vazhdojë me përkrahje të Kosovës edhe më tej, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit. Gjithashtu, u diskutua edhe për bashkëpunimin në sfera të tjera, teksa kryetarja Osmani u fokusua në bashkëpunimin në sferën e diplomacisë parlamentare ndërmjet të dy vendeve.
Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të posaçëm për procesin e dialogut me Serbinë.