Osmani kërkon të ulen tensionet në veri: Dialogu me Serbinë duhet që të vazhdojë

Prishtinë | 26 Maj 2023 | 10:56 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, që është edhe kryesues i OSBE-së, tha se ky institucion e mbështet fuqishëm dialogun dhe marrëveshjen me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, duhet që të ulen tensionet në veriun e Kosovës dhe se dialogu duhet që të vazhdojë.

Ai këto deklarime i bëri pas takimit që pati me ministren  e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ku potencoi se kjo vizitë do të ofrojë një pasqyrë të qartë të punës së OSBES në Kosovë.

“Dëshiroj që të jep mirënjohje për ministren Gërvalla për sot, siç po e shin se janë dy flamuj që jam në cilës të dyfishtë, deklarata ka elementë kombëtare dhe të BE-së. Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë bashkëpunim të mirë, jemi fqinjë të derës së parë, jemi dakorduar që të kemi investime në fqinjësi të mirë. Sot vizita në Prishtinë i përkushtohet misionit të OSBE në Kosovë. Kemi pasur një takim të frytshëm. Qëllim është që t’i inkurajojmë institucione që të bazohen në OSBE”.

“Ne mbështesim fuqishmit dialogun nga BE dhe inkurajojmë progresin për deklaratën për personat e pa gjetur. Të kemi dialogun si prioritet, dialogu është dëshmuar që të jetë i frytshëm. Jemi të lumtur që e kemi mirëpritur takimin në Ohër ne e mbështesim marrëveshjen”.

“Thash edhe dje në Beograd, po e potencoj edhe sot në Kosovë se është me rëndësinë që të ulen tensionet në Kosovën veriore që të vazhdoj dialogu. Kjo vizitë do të na ofrojnë një pasqyrë të qartë të punës se OSBE-së në Kosovë. Fokusi ynë është për të rinjtë, sepse Kosova ka shumë rini. Mesazhi imi është se gjenerata e ka një rol për krijimin e paqes. Nuk ka të ardhëm pa të rijnë”, tha ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme