Osmani: Kosova është shtet për të gjithë qytetarët, me fokus tek gjenerata e ardhshme

Prishtinë | 29 Dhj 2024 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të fundvit, ku ka pritur anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe një grup fëmijësh nga të gjitha komunitetet, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani theksoi se Kosova është një shtet i përbashkët për të gjithë qytetarët e saj, duke u fokusuar në veçanti tek fëmijët, si gjenerata e ardhshme e udhëheqësve të vendit.

Ajo shprehu besimin se të gjithë qytetarët, pa dallim, duhet të kontribuojnë në ndërtimin e një Kosove të barabartë për të gjithë, duke ruajtur dhe promovuar frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërkombunitar.

Të ngjashme