Osmani: Kosova si një destinacion premtues për investime

Prishtinë | 03 Maj 2025 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Gjatë vizitës në Malajzi, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua me përfaqësues të Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Investimeve të Malajzisë (NCCIM) dhe biznese nga sektorë të ndryshëm.

Në takime u prezantua Kosova si një destinacion atraktiv për investime, me klimë të favorshme, fuqi punëtore të re dhe mbështetje institucionale për investitorët.

Organizatat pjesëmarrëse përfaqësonin mbi 100 mijë biznese malajziane.

Të ngjashme