Osmani: Kosovës deri në fund të vitit do t’i dhurohen 60 milionë euro në kuadër të Planit të Rritjes

Prishtinë | 26 Tet 2024 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se deri në fund të këtij viti Kosova do të përfitojë rreth 60 milionë euro, nga rreth 882 milionë euro që janë ndarë për Kosovë nga BE-ja në kuadër të Planit të Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se parat e para që ndahen për Kosovën nga kjo pako do të investohen për zhvillimin socio-ekonomik, kryesisht në sektorin privat dhe se do të mundësohet edhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Pjesë e parë e mjeteve që do t’i jepen Kosovë rreth 60 milion kryesisht do ti drejtohen komunitetit të biznes, sektorit privat. Kjo ndihen do të jetë një ndihem edhe për hapjen e vendet të reja të punës. Mendoj që do të shohim benefitet e kësaj pakoje të parë menjëherë për disa muaj. Kjo nënkupton edhe vendet te reja të punës, për të rinjtë për gratë. Do ti jap shtytje zhvillimit socio-ekonomik të vendit. Sa më shumë që punojmë bashkë ato do të largohen”, ka thënë ajo pas takimit që ka zhvilluar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Të ngjashme