Kandidatja për deputet në Kuvendin e Kosovës nga LDK-ja, Kumrije Sahiti, ka marrë pjesë në tubimin elektoral të kësaj partie në “Kodren e Trimave”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Ajo aty ka marrë përkrahje të parezervë nga LDK-ja, por edhe lëvdata nga kandidatja për kryeministre e kësaj partie, Vjosa Osmani.
Osmani tha se “Kodra e Trimave” ka kandidatë të jashtëzakonshëm për deputetë derisa përmendi Kumrije Sahitin.
Ajo tha se Sahiti është simbol i durimit në LDK dhe simbol i një familje që ka përkrahur gjithë LDK-në
“Të tjerët kanë me dal më të dëshpëruar sa që e kanë menduar ndonjëherë. Kjo lagje gjatë viteve ka ndërtuar shembull të rezistencës dhe shembull të sakrificës. Kjo lagje i dha aq shumë Kosovës dhe ju e dëshmuat jo vetëm në vitet më të rënda por e dëshmuat duke i qëndruar pranë LDK-së dhe i treguat Kosovës se cila është partia e vetme që kujdeset për qytetarët. Lagja juaj ka kandidatë të jashtëzakonshëm duke filluar nga Haki Demolli , Kumrije Sahiti si simbol i durimit në LDK dhe simbol i një familje që ka përkrahur gjithë LDK-në”, tha Osmani.