Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka njoftuar se me kërkesë të opozitës të hënën do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për tarifën ndaj mallrave serbe, raporton Ekonomia Online.
Derisa bëri të ditur se me 5 dhe 9 mars do të mbahen seancat e radhës për Epopenë e UÇK-së dhe ditën e Gruas.
“Në përputhje me Kushtetutën kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme në kohën e propozuar nga vet deputetët. 5 mars do të kemi seancë për të shënuar ditën e Epopesë së UÇK-së dhe 9 mars për ditën e gruas por do të jetë tematike për gratë e dhunuar gjatë luftës”, u shpreh Osmani.
Osmani ka deklaruar se nuk ka asnjë tendencë për prishjen e marrëdhënieve me SHBA-në. Sipas saj, ka të bëjë me një gatishmëri.
Derisa ka kërkuar nga anëtarët e partnerëve të koalicionit të mos dalin në medie me akuza.
“Ne sot do të kemi takime me kryeministrin në lidhje me propozimin e tyre të fundit do të dalim me qëndrim. Sa u përket vlerësimeve se po tentojnë raportet të prishen me SHBA-në, në asnjë moment skam parë ndonjë tendencë apo qëllim. Unë shoh një gatishmëri të plotë të gjithë anëtarëve të qeverisë raportet me të cilët i kemi ekzistenciale. Dakordimet të gjinden duke punuar në mirëbesim e veçanërisht partneret e koalicionit e s’ka nevojë për akuza ndaj medieve”.
Ajo tha se LDK-ja është pro heqjes së taksës, ndërsa shtoi se koalicioni me VV-në po funksionon shumë mirë.
“Qëndrimet tona si LDK i marrim në organet e LDK-së, kam marrë pjesë dhe kanë qenë të publikuara nga kryetari i partisë. Përtej saj që kemi me shkrim ne nuk kemi diskutuar diçka tjetër. LDK jemi shprehur në largim të tarifës dhe nuk mundet të rrezikohet raportet shkaku i një çmimi të produkti”.
“Koalicioni po funksion shumë mirë, detajet e vogla do të tejkalohen. Ai që tenton të prish këtë koalicion nuk do të arrijë”, tha ajo.
Osmani: Shkarkimet të ndodhin në të gjitha institucionet
Osmani ka folur edhe për shkarkimet e fundit të qeverisë, për të cilat tha se në të njëjtën mënyrë duhet të veprojnë të gjitha institucionet.
“Nuk i bëjë nderë institucioneve të tilla duhet të iniciohen procedura dhe do ta kenë përkrahjen time. Të bëhen shkarkime kudo që shihet e nevojshme dhe këtë duhet ta ndjekin gjitha institucionet e Kosovës”, tha ajo.