Osmani: Lidhja e Prizrenit mbetet e gravuar në zemrat e shqiptarëve si testament i shpirtit të kombit tonë

Prishtinë | 11 Qer 2024 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Lidhja e Prizrenit mbetet e gravuar përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e secilit shqiptar, siç u shpreh ajo, si testament i natyrshëm i shpirtit të kombit tonë.

Osmani këtë e quajti ngjarje historike, siç tha ajo, që përkon edhe me 25 vjetorin e çlirimit të shtetit tonë, përcjell Klankosova.tv.

“Lidhja e Prizrenit mbetet e gravuar përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e secilit shqiptar si testament i natyrshëm i shpirtit të kombit tonë! Mbrëmë shënuam përvjetorin e kësaj ngjarjeje historike, që përkon edhe me 25 vjetorin e çlirimit të shtetit tonë”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme