Osmani: Lojërat Mesdhetare do të kenë ndikim në punësim e përmirësimin e imazhit të Kosovës

Prishtinë | 13 Sht 2023 | 11:31 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, tha se organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, është arritje e madhe për Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, kjo ngjarje e madhe sportive do të ketë ndikim edhe në punësim, krijimin e i mazhit në arenën ndërkombëtare e shumë beneficione të tjera.

Këto komente ajo i bëri në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë.

Osmani tha se 10 palestra do të rinovohen në shtatë komuna të Kosovës. Ndër to është palestra e pallatit të rinisë në Prishtinë. Ndërsa ndërtime do të ketë për pishinën olimpike në Prishtinë e të stadiumit nacional.

“Stadiumi nacional ndër vite i përmendur, Kosova ka nevojë ta ketë një dhe duhet mobilizim që në vitin 2030 të jetë i gatshëm. Sa i përket lokacionet, do të na kthejnë përgjigje kur të përfundojnë procedurat e fizibilitetit”.

“Kosova është nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Njëkohësisht në këto lojëra do shënojmë kthimin e këtyre lojërave në vendet e Ballkanit”.

“Kosova është shteti i parë që bëhet fituese pa pasur dalje në det dhe kjo është bërë falë bashkëpunimit me Shqipërinë për të shfrytëzuar detin e Durrësit për lojëra në det”.

“Kjo ngjarje ka karakter multi-sportiv dhe duhet të ketë edhe dimensione në fusha tjera, si punësim, krijim i mazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare e shumë benefite tjera”, tha Osmani, teksa pohoi se këto Lojëra do të zhvillohen në disa komuna të Kosovës.

Të ngjashme